Romë - Samiti për krizën e emigrantëve, anije dhe helikopterë në Libi
20/03/2017 - 9:46 Nga: Alba Kepi

Pritet të zhvillohet sot në Romë një samit i rëndësishëm mbi përballimin e krizës së emigrantëve në Mesdheun Qëndror ku do të marrin pjesë Ministrat e Brendshëm të vendeve europiane të Germanisë, Francës, Sllovenisë, Zvicrës, Italisë, Austrisë e Maltës si dhe të vendeve të Afrikës së veriut si Tunizia, Algjeria e Libia.

Të pranishëm do të jenë dhe kryeministri italian Paolo Gentiloni, kryeministri libian Fayez Al Sarraj si dhe Komisioneri Europian për Emigracionin Dimitris Avramopoulos.

Qëllimi i këtij Samiti është krijimi i një grupi të përhershëm kontakti mes Europës e Afrikës, në Mesdhe, për të përballuar sa më mirë fluksin e madh të emigrantëve në këtë territor.

 “90 % e fluksit të emigrantëve në Itali vijnë nga Libia”, është shprehur Ministri i Brendshëm italian Minitti, por mes emigrantëve të mbërritur në brigjet italiane nuk ka asnjë libian.

 “Për të përballuar sfidën e fluksit të emigrantëve duhet të punohet në të dyja anët e Mesdheut, me anë të politikave të kontrollit të kufijve. Prania e Bashkimit Europian në këtë samit i jep rëndësi transformimit të këtyre politikave në një element të përhershëm e strategjik për BE.”

 Rreth një muaj më parë në takimin e Maltës, vendet e BE vendosën miratimin e një plani prej 200 milionë euro për të ndihmuar Libinë në kontrollin e kufijve me mjete e trupa të mbështetur nga programet europiane, por që rezulton i pamjaftueshëm për të përballuar fluksin e madh të emigrantëve të evidentuar përgjatë 3 muajve të parë të 2017.

 Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në kanalin e Siçilisë janë kryer mbi dhjetra operacione shpëtimi në Mesdhe e gjatë ditës së sotme priten të mbërrijnë në portin Augusta e në portin e Katanias rreth 3000  emigrantë afrikanë.

Samiti i Romës pritet të miratojë një plan ndihme që Libia i ka kërkuar Italisë për ndalur fluksin e emigrantëve.

Sipas këtij plani, Italia duhet furnizojë Libinë me rreth 20 anije patrullimi kufitar, 10 skafe, 4 helikopterë, 24 gomone, 10 ambulanca, 30 automjete Jeep, etj si dhe duhet ta ndihmojë në përgatitjen e stërvitjen e trupave të policisë lokale libiane.

Statistikat e fundit flasin se fluksi i emigrantëve nga brigjet libiane drejt Italisë vetëm gjatë 2 muajve të parë të vitit 2017 është rritur me 36 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 Nga 1 janari 2017 e deri më 17 mars 2017 numri i emgrantëvve të mbërritur në Itali përmes Mesdheut është rreth 16.206.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close