Samaras-Erdogan:Vendosim zhvillimin në shërbim të paqes
05/03/2013, 13:52
Përditesuar: 05/03/2013, 14:42
" frameborder="0" allowfullscreen>

Tërësinë e çështjeve që kanë të bëjnë me të dy vendet, me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, diskutuan kryeministrat e Greqisë e të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan dhe Antonis Samaras, në takimin e tyre në Stamboll.

Në deklaratat e përbashkëta pas takimit, Erdogan iu referua çështjes së zonave ekskluzive ekonomike  duke thënë se  të dy ndanë bindjen e përbashkët bazuar në parimin e zgjidhjes me dobi reciproke, dhe  se  bënë  hapa në çështjen e ZEE-ve  në mesdheun Lindor.

“Greqia dhe Tuqia janë vende fqinje dhe realizojnë detyrimet  e tyre, sepse fqinjësia kadetyrime . Shqyrtuan atë se çfarë është bërë si dhe atë që mund të bëhen. Në 2010 kishim shkëmbime tregtare me vlerë 5 miliardë dollarë, por bilanci është në disfavor të Turqisë, kemi arritur ta rritim në 6,5 miliardë dhe kemi objektiv ta dyfishojmë” theksoi Erdogan.

Kryeministri grek, Antonis samaras i mëshoi fort  cështjes së zonave ekskluzive ekonomike por tha  se nuk është momenti i përshtatshëm për t’u futur në detaje.

“Greqia ruan të drejtën e vet që buron në të drejtën ndërkombëtare” theksoi Samaras

Sipas mediave takimi u karakzterizua në përgjithësi nga fair play reciptok, si dhe nga përpjekja për t’u promovuar çështje që ndihmojnë përmirësimin e marrëdhënieve të të dy vendeve dhe të lenë në plan të dytë mosmarrëveshjet që të dy palët e pranojnë se ekzistojnë.

Samaras tha se me gjithë krizën, Greqia është një faktor i qëndrueshëm për paqen dhe sigurinë në rajon. Objektivi i takimeve është ndërtimi i fqinjësisë së mirë dhe përpjekja për zgjidhjen  e mosmarrëveshjeve.  për kryeministrin grek  çështja  e  shelfit kontinental  do tu u lihet takimeve të rregullta të  ekspertëve  dhe se Greqia është e përkushtuar në të drejtën ndërkombëtare dhe koventat ndërkombëtare.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *