Rusia transporton mjete të rënda ushtarake drejt kufirit me Korenë e Veriut
20/04/2017 - 21:10

Rusia ka transportuar pajisje të rënda ushtarake në drejtim të kufirit të saj me Korenë e Veriut, vendim që vjen si rezultat i rritjes së tensioneve midis Phenianit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi programin bërthamor.

Një video e pastruar tregon tre trena të ngarkuar me pajisje ushtarake që lëvizin në drejtim të kufirit me Korenë e Veriut, ndërsa një video tjetër nxjerr në pah lëvizjet e helikopterëve ushtarakë dhe manovra ushtarake të mjeteve luftarake përgjatë terrenit të ashpër.

Raporte të tjera sugjerojnë se përveç lëvizjes së tankeve dhe pajisjeve në hekurudhë, ka pasur edhe lëvizje ushtarake nëpërmjet rrjetit rrugor.

Zyrtarët kanë thënë se “rreziku i konfliktit serioz” në zonë është rritur ndjeshëm.

Shtimi i aktiviteteve ushtarake në Lindjen e Largët nga ana e Rusisë erdhi pas Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dënoi me forcë provën e fundit të raketave të Koresë së Veriut dhe kërcënimin për vendosjen e sanksioneve kundër Phenianit për “sjelljet e saj shumë destabilizuese”.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close