Rusia thotë se ka vrarë liderin e IS, Abu Bakr al-Baghdadi
16/06/2017 - 10:28 Nga: Xhoi Zajmi

Ministria ruse e Mbrojtjes po heton nëse në një nga sulmet ajrore të kryera në Siri është vrarë lideri i grupit militant të Shtetit Islamik.

Ministria tha se një sulm ajror mund të ketë vrarë Abu Bakr al-Baghdadi dhe më se 300 luftëtarë të tjerë në 28 maj.

Sulmi kishte në shënjestër një takim të këshillit ushtarak të IISIS në Raka, Sirinë Veriore.

Sidoqoftë lajmi mbetet ende për t’u konfirmuar pasi edhe më herët ka patur raportime për vdekjen e liderit Bagdadi. Sakaq, qeveria siriane nuk ka dalë ende me një koment zyrtar.

Vendndodhja e liderit të ISIS prej kohësh ishte e paditur, edhe pse ai besohej të ishte në Mosul përpara se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të rimerrte qytetin në tetor 2016.

Dalja e tij e vetme publike që prej krijimit të një kalifati të Shtetit Islamik ishte përmes një videoje në qershor 2014.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close