Rusia: Këtu u vra udhëheqësi i IS, Abu Bakr al-Baghdadi
16/06/2017 - 15:50

Ministrja e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar imazhet satelitore të një zone të goditur nga një sulm ajror rus në Raqqa të Sirisë, nga ku mendohet se mund të jetë vrarë udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.

Fotot e publikuara nga televizioni rus, “Russia Today”, janë të njëjtat me fotot e filmuara nga sateliti më 13 dhe 29 maj, pasi një sulmi të raportuar në kohë.

Katër ndërtesa, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, ishin përdorur nga komandantët e xhihadistëve gjatë një takimi të profilit të lartë më 28 maj, janë shkatërruar tashmë.

Më parë, ushtria ruse tha se sulmet ajrore të kryera nga avionët Su-34 dhe Su-35 mund të kenë vrarë udhëheqësin e grupit terrorist ISIS / ISIL.

Ministria tha se takimi, ku Bagdadi ishte i pranishëm, kishte diskutuar zhvendosjen e trupave të IS nga Raqqa. Qyteti është prej kohësh “kalë beteje” për palët në konflikt, ndërsa synohet çlirimi i tij nga IS.

Rusia thotë se ka vrarë liderin e IS, Abu Bakr al-Baghdadi

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close