Mot apokaliptik në Peru - Reshjet shkaktojnë 62 viktima dhe 70.000 persona të pastrehë
19/03/2017 - 12:27 Nga: Besmira Pelushaj

Peruja është përshirë nga një mot apokaliptik, me reshje të dendura shiu, që kanë përfshirë ojesnë veriore të vendit. Të paktën 62 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 70.000 kanë mbetur të pastrehë pas stuhisë që përshiu vendin prej të premtës. Autoritet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të paktën gjysmën e Perusë. Moti I keq parashikohet të vijojë ndërsa vendi ndhodhet në kaos për shkak se lumenjtë kanë përmbutur autostradat dhe sipërfaqe të tëra fermash dhe toke.

Të paktën 62 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 70.000 kanë mbetur të pastrehe pas një stuhie shiu që përfshiu Perunë prej së premtes. Autoritet thanë se kanë rënë dhjetë herë më shumë reshje nga sa bien zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Kryeministri Fernando Zavala tha se për të paktën gjysmën e Perusë është shapllur gjendja e emergjencës, në mënyrë që grupet e shpëtimit të përqendrohen kryesisht në zonat e goditura më rëndë, kryesisht në veri.

Në Huachipa, 25 km në lindje të Lima, banorët të dëshpëruar janë detyruar të ngrejnë tenda të improvizuara për tu strehuar pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme.

Sipas autoriteteve, ngrohja e papritur e ujërave të Paqësorit në Peru, solli edhe reshjet më vdekjeprurëse në dekada, me rrëshqitje të tokës, daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytjen e autostradave. Ky fenomen I ngrohjes së temperaturave ka të ngjarë të vazhdojë deri në muajin prill, tha një shkencëtar nga Peruja.

Pamjet që vijnë nga zonat e përmbytura ngjasojnë me skena apokaliptike, ndërsa në vend mbizotëron kaosi dhe pasiguria. Urat janë shembur, ndërsa dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur fermat e bagëtive.

Problem për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet është edhe furnizimi me ujë të pijshëm pasi tubacionet janë bllokuar ndërsa uji nuk mund të konsumohet. Kjo situatë ka shkaktuar edhe mungesë uji në supermarkete pasi banorët janë dyndur për të marr e dhe shishet e fundit të mbetura. Gjendja është shumë e ëvshtirë pasi pjesa më e madhe e njerëzve të prekur nga moti ekstrem janë të varfër.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close