Postoi në Facebook videon e vrasjes, gjendet i vdekur në makinë
18/04/2017 - 18:03

Vrasësi amerikan Steve Stephens, i cili postoi me video në Facebook krimin e bërë, është gjetur i vdekur në një automjet.

Raportet thonë se Stephens ka qëlluar veten me armë pas një ndjekje të shkurtër rreth orës 11:10 minuta të paradites në orën amerikane.

Policia federale në Pennsylvania ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë, i cili ka deklaruar se ka vrarë shumë persona, ndërsa njihet si “Stevie Steve”, ndërsa ishte në kërkim masiv pas një postimi të tmerrshëm të një vrasjeje në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur në Ohajo të Shteteve të Bashkuara. I dyshuari Steve Stephens, tha në një tjetër video se kishte vrarë 13 persona dhe do të vriste edhe të tjerë.

Ai qëlloi për vdekje 74-vjeçari Robert Godwin pasditen e të dielës.

Mbrëmjen e së dielës policia e Klevelandit ka firmosur urdhërarrestin ndaj 37 vjeçarit si dhe ka postuar foton e autorit duke i bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.

Nga vendi i ngjarjes

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close