Lajm i fundit - I merr armën ushtarit, vritet në aeroportin Orli në Paris
18/03/2017 - 9:31

Ushtarët francezë qëlluan për vdekje një person i cili u përpoq t’i merrte armën njërit prej tyre në aeroportin Orly të Parisit

Mësohet se ngjarja është shënuar në orën 09:15 minuta kur agresori i është drejtuar një ushtari të operacionit të antiterrorizmi “Sentinelle” të cilët po patrullonin të armatosur për të ruajtur sigurinë në aeroport dhe i ka marrë armën. Menjëherë është qëlluar para se të arrinte ta përdorte.

Aeroporti u mbyll për disa orë por më pas u rihap pjesërisht pasi autoritetet e cilësuan  një incident tepër i rëndë

Sipas ministrit të brendshëm francez, agresori i vrarë ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës dhe policisë, pasi figuronte në listën e personave të radikalizuar. Pak orë para ngjarjes, ishte përfshirë në një tjetër incident në veri të Parisit, ku ai kishte hapur zjarr ndaj policisë. Më pas ishte larguar me shpejtësi me një makinë e cil au gjet e braktisur. 

Nuk janë ende të qarta motivet por babai dhe vëllai i tij janë shoqëruar në polici.

Ndërkohë një foto është marrë nga një ekran ku duket një burrë i shtrirë në tokë në terminalin e aeroportit

Një pjesë e aeroportit u evakua  dhe pasagjerët nuk janë lejuar të zbresin nga avioni pasi dëshmitarët dëgjuan të shtënat. U ndërmor dhe një operacion sigurie ku ndodheshin edhe ekspertët e çmontimit të bombave

Orli është aeroporti i dytë më i madh në Paris. 

Muajin e fundit një tjetër inicident ndodhi në Paris, kur një person qëlloi me thikë një ushtar në muzeun e Luvrit para se të qëllohet dhe të plagoset.

/Oranews.tv/ 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close