Bruksel - Policia belge hap zjarr në drejtim të një makine me eksploziv
08/08/2017 - 19:31

Policia belge ka hapur zjarr në drejtim të një makina shoferi i të cilës pretendonte se kishte eksploziv. Ngjarja ka ndodhur  në lagjen Molenbeek, ndërsa policia i bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

Gjykata federale e Belgjikës dhe policia lokale, deri më tani nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë rast.

Molenbeek është një lagje e varfër dhe e banuar kryesisht nga qytetarë me prejardhje nga Maroku, brenda të cilës ISIS kishte organizuar sulme kamikaze në Paris në nëntor të vitit 2015 që vranë 130 persona. Bashkëpunëtorët e atij grupi sulmuan 4 muaj më vonë Brukselin, duke vrarë 32 persona. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close