Zjarri në Londër - “Po nisem drejt qiellit, nga atje do ju ndihmoj”, çifti italian telefonuan prindërit
16/06/2017 - 11:48

Një çift i ri italian janë në mesin e personave të zhdukur në kullën Grenfell Tower në Londër, të shkrumbuar tashmë nga zjarri.

Prindërt e çiftit tregojnë se ata i kishin telefonuar ndërsa godina 24 katëshe digjej në flakë. Shpresat që të kenë mbijetuar janë pothuajse inekzistente, por ata shpresojnë në një mrekulli.

“Jam duke u nisur për të shkuar në qiell dhe nga atje do t’iu ndihmoj. Ju faleminderit për gjithçka që që keni bërë për mua” janë fjalët e fundit të Gloria Trevisan, të resë nga Padova në bisedën me mamanë e saj.

Avokatja e familjes Trevisan, Maria Cristina Sandrin thotë se “Ata kanë kontaktuar, ka arsye të shpresojmë se Gloria dhe Marco janë ende gjallë”.

Giannino Gottardi, babai i të dashurit të Glorias, Marco Gottardi shprehet: “Ne shpresojmë për një mrekulli. Çdo orë që kalon, shpresat tona janë të pakta, janë në rënie”.

Të vetmin kujtim, ai tashmë ka zërin e të birit me të cilin kontaktoi në ato momente dramatike. Fjalët të copëtonin zemrën, thotë ai, por preferon ti mbajë për vete.

Telefonata e tij me të birin arkitekt u zhvillua natën që kulla u përfshi në flakë.

“Mark ka qenë i jashtëzakonshëm. Kur linja ra kuptuam se situata kishte dalë jashtë kontrollit, na pushtoi dëshpërimi.Do të kujtoj gjithmonë fjalët e fundit që ndava me të”.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close