Paris - Personi që vrau me thikë babain dhe vëllanë i skeduar si xhihadist
18/03/2017 - 17:46

Personi që vrau mëngjesin e së premtes babanë dhe vëllain e tij në shkallët e një apartamenti në Paris rezulton i skeduar nga policia franceze me siglën “S”, si person me rrisk për radikalizim dhe xhihad.

Detajet bëhen të ditura nga burime të afërta me hetuesit që po merren me çështjen.

Aktualisht vrasësi i dyfishtë ndodhet në spitalin psikiatrik të Prefekturës, por ende nuk ka një raport që dëshmon paftësinë e tij mendore.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e një drame brenda familjes, edhe pse ai thirri

“Allahu Ekber” para se të therte me thikë babain 63 vjeçar dhe vëllain 29 vjeç.

Ngjarja u regjistrua në rrugën 119 të Montreuilit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close