Personi i rrezikshëm që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore
10/08/2017 - 22:40

Ai është “hija” e Kim Jong Un dhe rri gjithmonë pas Presidentit koreano-verior, por është personi që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore, shkruan Daily Mail.

Kim Rak-gyom shfaqet gjithmonë duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me vartësit, por është më i rrezikshëm nga sa tregon pamja e tij e jashtme.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, ai është shefi i komandës raketore të Koresë së Veriut dhe besohet të jetë përgjegjësi për lëshimin e raketave balistike, vetëm duke shtypur “butonin”.

Që prej vitit 2012, Gjenerali Kim Rak-gyom drejton komandën raketore dhe gjithmonë shfaqet prapa krahëve të Kim Jong Un gjatë testimit të raketave balistike.

Kohët e fundit tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut janë rritur së tepërmi, në një kohë kur të dyja vendet kërcënojnë me luftë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    shekulli i kaluar me politika dhe orientime ,dha iden se shembull si ky mund te behet cdo banor i tokes,ne vazhdimsi ,sepse padrejtesia ne thelb ka egon unin epshin qe gjith i ben konkurent,e nese te gjitheve nuk u pelqen vijimi ,atehere me veprime nga i malli deri tek i vogli ka ndjeshmeri per te dhene mesazhin qe un nuk ta dua te keqen ty,dhe un te dua ty si veten time sepse edhe ti je pjes e jetes sime me plotesimin tend per ate cfar zoti te ka krijuar ,dhe keshtu fillon zbrazja e urrejtjes ne dashuri hakmarrjes ne meshir cthurjes ne unitet mosbesimit ne besim,problemit me zgjillje,luftes me paqe te gjitha keto jan vlera virtyte qe i permblell dhe qarteson kurani dhe syneti profetik,libri i fundit hyjnore perblellja dhe fundi shpalljeve ku sejcili behet shpetues per veten e tije sipas ullzimit zotit dhe gjith se bashku mbetemi vellezer,ky koment behet per ate kategori njerzore qe kerkojne zgjillje te sigurt garanci siguri sukses falnderimi i takon vetem te mallit zot qe me mundesoj te kuptoj sado pak thjeshte dhe kete ta ve ne dobin njerzore qofte dhe nje fjale te mire,me respekt per kerkuesit e zgjilljeve

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close