Presidencialet në Francë - Përleshje gjatë takimit elektoral të Le Pen, sulmohet deputeti
18/04/2017 - 8:36

Takimi i fundit elektoral i kandidates për Presidente të Frontit Nacional, Marinë Le Pen në Paris është shoqëruar me incidente.

Tre episode dhune u regjistruan gjatë eventit, ndërsa nuk kanë munguar fyerjet, hedhja e objekteve dhe kokteil molotovi.

Fillimisht deputeti dhe zyrtari i lartë i Frontit Nacional, Gilbert Collard u sulmua nga disa aktivistë së bashku me gruan e tij.

Një veprim i dhunshëm është kryer dhe ndaj lideres së partisë së ekstremit të djathtë.

Një aktiviste femër sulmoi Le Pen në skenë, ndërsa kjo e fundit po i drejtohej të pranishmëve në takimin elektoral. “Ne jemi në shtëpinë tonë” ishte thirrja që u dëgjua nga aktivistja.

Gjithashtu edhe sulmi i tretë është kryer ndaj Le Pen po nga një femër.Një grua filloi paptritur të bërtiste kundër kandidates së Frontit, duke hapur bluzën e saj.

Në gjoks kishte të shkruar një slogan anti-FN. Ajo është larguar menjëherë nga podiumi nga shërbimi i sigurimit.

Le Pen u detyrua edhe një herë të ndërpresë fjalimin e saj dhe vëmendja e mediave u fokusua terësisht tek aktivistja. Nuk është e qartë nëse ajo ishte pjesën e grupimit “Femen”.

“E vetmja gjë që unë dua është të na lënë të shprehim idetë tona” komentoi Le Pen para simpatizantëve pas incidentit.

Në të tre incidentet kanë ndërhyrë forcat e sigurisë dhe zyrtarët e Frontit Nacional dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM: Kalvari në gjykata i inspektores se AKU. U shkarkua 3 herë

Close