Përkujtohet Nagasaki, Japonia, ceremoni për 72-vjetorin e bombardimeve atomike
09/08/2017 - 14:23 Nga: Xhoi Zajmi

Japonia ka përkujtuar 72-vjetorin e bombardimeve atomike në qytetin e Nagasakit, ku 150,000 persona humbën jetën. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Shinzo Abe, i cili riktheksoi përkushtimin e tij për krijimin e një bote pa armë bërthamore.

Qindra persona morën pjesë në një ceremoni përkujtimore në Nagasaki në Japoni, që rikujton 72-vjetorin kur Shtetet e Bashkuara hodhën bombën atomike të quajtur “Fat Man” në qytet, duke vrarë më shumë se 150,000 persona.

Në ceremoninë e mbajtur në Parkun e Paqes në Nagasaki, morën pjesë kryeministri i vendit Shinzo Abe, të afërm të viktimave dhe banorë vendas.

Këtu në Nagasaki, një qytet që vijon të lutet për paqe të përjetshme, unë rikonfirmoj përkushtimin tim për të krijuar një botë paqësore pa armë bërthamore. Njëkohësisht, i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë atyre që humbën jetën për shkak të bombave bërthamore dhe lutem për paqen e të afërmve të viktimave, të pjesëmarrësve në këtë ceremoni dhe të gjithë banorëve të Nagasakit.”

Ndërkohë, kryebashkiaku lokal Tomihisa Taue shprehu shqetësimet mbi situatën ndërkombëtare rreth armëve bërthamore.

Ka ende rreth 15,000 armë bërthamore në botë. Tensioni shtohet kur flitet për situatën ndërkombëtare të armëve bërthamore. Frikëra të mëdha po përhapen se armët bërthamore do të përdoren në të ardhmen e afërt.”
Komentet e Taue vijnë pak ditë pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, që ka vijuar të testojë armë bërthamore dhe raketa balistike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close