Pengmarrje në SHBA, arrestohet autori i armatosur
10/01/2017 - 20:02

Një situatë pengmarrje ka ndodhur në SHBA, por që fatmirësisht u zgjidh me sukses dhe pa probleme.

Një person i armatosur kishte hyrë brenda një banke dhe po mbante peng disa persona në Alabama.

Fillimisht u duk si grabitje banke por më pas përfundoi me pengmarrjen e 8 klientëve.

Policia rrethoi të gjithë zonën dhe nisi negociatat me të dyshuarin. Pas disa orësh, ky i fundit u dorëzua dhe u arrestua.

Të gjithë pengjet u liruan.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Bllokohet kufiri më i madh në botë

Close