SHBA - Pas 16 vitesh identifikohet një prej viktimave të sulmit të 11 shtatorit
08/08/2017 - 16:05

Pas 16 vitesh nga sulmet terroriste të 11 shtatorit është identifikuar një nga viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork.

Ky është identifikimi i parë i një viktime të 11 shtatorit, prej marsit të 2015-tës.

Ekzaminuesit mjekësor në Nju Jork, kanë thënë se emri i viktimës nuk është publikuar për shkak të kërkesës familjare.

Ata po ashtu kanë thënë se janë duke përdorur testet e ADN-së, gjatë përpjekjeve për të identifikuar viktimat tjera.

Sipas tyre 1,641 viktima janë identifikuar deri më tash, derisa autoritetet besojnë se avancimi i teknologjisë ka ndihmuar në përshpejtimin dhe lehtësimin e këtij procesi.

Nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, kanë vdekur afër 3,000 persona.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close