Parisi përfshihet nga stuhi, reshjet shkaktojnë përmbytje
11/07/2017 - 11:51

Shira të shumtë dhe stuhi të fuqishme kanë goditur Parisin, duke shkaktuar përmbytje.

Edhe metrotë e qytetit janë mbuluar nga uji, ndërsa brenda tyre lëvizin shumë pak pasagjerë.

Stuhitë përfshinë qytetin të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar mbylljen e të paktën të 20 stacioneve të metrove, përfshirë stacionet Republique, Quai de la Rapee dhe Saint-Michel në zemër të kryeqytetit.

E tërë kryeqyteti francez u prek nga stuhitë, thanë mediat, duke shtuar se rrethet e 13 dhe 15 në jug të Parisit, si dhe departamenti Seine-Saint-Denis në verilindje, ishin zonat më të goditura.

Brigada e zjarrfikësve në Paris ka marrë rreth 1.700 thirrje që nga fillimi i stuhisë, tha zëdhënësi i zjarrfikësve të Parisit, nënkolonel Yannis Destable, cituar nga gazeta “Le Figaro”.


/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close