Portugali - Papa e shpalli: Barinjtë e Fatimas, shenjtorë me 13 maj
20/04/2017 - 14:21

Barinjtë e Fatimas, Francisco e Giacinta, do të shpallen shenjtorë me 13 maj. Kjo u njoftua nga Papa Françesku këtë mëngjes. Me 13 maj ai do të jetë në Fatima, qytet në Portugali, ku do të kryesojë ceremoninë.

Tre barinj të vegjël, vëllezrit Francisco Marto dhe e Giacinta Marto (9 e 7 vjeç) dhe kushërira e tyre Luçia dos Santos (10 vjeçe), me 13 maj 1917 ruanin bagëtinë që kulloste në vendin e quajtur Kova da Iria, pranë qytezës së Fatimas kur iu shfaq Zonja e Bekuar që ju zbuloi edhe atë që njihet sot si “ Sekreti i Fatimas”.

Zoja e Bekuar iu shfaq gjashtë herë atyre.Herën e parë më 13 maj, e më pas çdo muaj të datës 13 në vitin 1917. Fëmijët në përshkrimin e tyre të ngjarjes treguan se Zoja iu paraqit atyre si “Zoja e Rruzares”.

Ngjarja mori një jehonë të gjerë tek shumë besimtarë që besuan në këto shfaqje. Në vitin 1930 kisha katolike, shpalli natyrën mbinatyrore të shfaqjeve dhe lejoi nderimin e Zojës së Fatimas.

Franciscos dhe Jacintas Zoja u kishte thënë  se do të vdisnin brenda pak vitesh (Francisco  vdiq në vitin 1919, ndërsa Jacinta në vitin 1920), ndërsa Lucias se do të ketë jetë të gjatë dhe ashtu ndodhi. Ajo u bë murgeshë dhe  vdiq në vitin 2005, në moshën 98 vjeçare.

Francisco dhe Jacinta u lumturuan me 13 maj të vitit 2000 nga Papa Giovanni Paolo II, ndërsa Lucia është drejt përfundimit të procesit të lumnimit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close