Tibet - Pallati shumëkatësh rrëzohet brenda pak sekondave
11/07/2017 - 14:05

Shira të shumtë kanë përfshirë ditët e fundit Tibetin, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Kamerat kanë filmuar çastin kur një pallat shumëkatësh shembet sikur të ishte prej letre brenda pak sekondave.

Ndërtesa me 5 kate ishte ndërtuar në breg të një lumi. Shkatërrimi i objektit ndodhi të shtunën pas disa ditëve me shi të madh që ngrit tejet shumë nivelin e lumenjve në Prefekturën Qambo.

Banorët filmuan ndërtesën e banimit duke u rrëzuar pranë lumit Ziqu. Për fat, asnjë banorë nuk pësoi lëndime pasi ndërtesa ishte evakuuar më herët.

Zona ka përjetuar periudhën më të keqe të shirave gjatë të shtunës ku ranë plot 120 mm shi.

Përmbytja shkatërroi rreth 67 rrugë rurale, 24 ura dhe disa shtylla të energjisë elektrike vetëm në qarkun Jomba, raporton Sina.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close