Fjalimi i lamtumirës - Obama përlotet teksa flet për Michelle: Shoqja ime më e mirë!
11/01/2017 - 8:34

Ka kaluar mes emocionesh të forta fjalimi i lamtumirës së presidentit amerikan, Barak Obama në Çikago.

Vetë ky i fundit nuk përmbajti dot lotët teksa falenderoi përzemërsisht zonjën e parë Obama.

Obama e përfundoi fjalimin e tij të martën duke e cilësuarMichelle një një model për vendin dhe shoqen më të mirë.

“Michelle, gjatë 25 viteve, ju keni qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por shoqja ime më e mirë. More përsipër një punë në të cilën nuk u pyete, dhe e bëre në mënyrën tënde me hir, me kurajë, me stil dhe humor të mire.Ju e keni kthyer Shtëpinë e Bardhë në një vend që i përket të gjithëve. Jeni frymëzim dhe një model për brezin e ri”.

Krenar Obama u shfaq edhe për të bijat.

Dëshmitare e këtyre emocioneve ishte dhe vajza e madhe Malia, e cila e ulur përkrah të ëmës duartrokiti dhe qau me fjalimin e babait të saj. Sakaq u vu re mungesa e vajzës së vogël Sasha.

Shtëpia e Bardhë deklaroi më pas se 15 vjeçarja qëndroi në shtëpinë e tyre në Uashington, pasi  kishte një test në shkollë të nesërmen.

Presidenti pranoi mangësitë dhe sfidat e presidencës së tij, por optimist për të ardhmen u bëri thirrje njerëzve të marrin pjesë në procesin demokratik të vendit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close