Njësitë speciale të Koresë së Veriut që vlerësohen edhe nga SHBA
17/04/2017 - 20:03

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka zbuluar për herë të parë njësitë e tij të Forcave Speciale, të konsideruara si njësi vdekjeprurëse.

Ata u shfaqën fundjavën që lamë pas në kuadër të paradës ushtarake në kryeqytetin e vendit në përkujtim të 105 vjetorit të lindjes së gjyshit të diktatorit. Shfaqja e “muskujve”, vjen në një kohë që tensioni me Shtetet e Bashkuara është në rritje.

Ekipi thuhet të jetë më i mirë në Ushtrinë Popullore Koreane, ndërsa shihen të pajisur me syze “Night Vision”, helmeta dhe pistoleta të vendosura në gjokset e tyre.

“Komandanti suprem Kim Jong-un tha urdhër që ata të ngarkohen me vendosmëri që të fusin një shpatë në zemër të armikut si rrufe mbi malin Paektu (maja më e lartë e vendit)”, njoftoi televizioni shtetëror.

Një raport i Pentagonit i ka veçuar ushtarët si “ndër më të trajnuarit, të mirë-pajisur, të mirë ushqyer dhe shumë të motivuar”.

Nëpërmjet burimeve sekrete, thuhet se forca është e projektuar për operacione të shpejta në mbrojtje kundër sulmeve nga të huajt.

Koreja e Veriut ka 180,000  anëtarë në radhët e Forcave Speciale.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close