Horror në Paris - Një person ther babain dhe vëllanë duke thirrur”Allahu Ekber”
17/03/2017 - 17:28

Ankthi dhe frika kanë shoqëruar edhe sot Parisin. Një ngjarje e rëndë, edhe pse në dukje si si një krim familjar, ka tronditur Montreuilin, pranë Bastille.

Një person ka vrarë babain dhe vëllanë e tij, duke duke thirrur “Allahu Ekber”!

Sulmuesi ka goditur viktimat e tij me një thikë në shkallët e apartamentit të tyre në rrugën 119 të Montreuilit.

Policia rrethoi menjëherë zonën, duke bllokuar qakullimin.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa vrasja vjen pas të shtënave me armë në shkollën e mesme në Grasse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close