Ilegal - Nga Meskika drejt SHBA, katër kinezë gjenden në bagazhin e një makine
18/03/2017 - 17:22

Punonjësit e zyrës së Emigracionit në San Isidro, zonë mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë arrestuar një person i cili kishte fshehur në bagazhin e makinës katër emigrantë të paligjshëm, në tentativë për ti futur në SHBA.

Katër klandestinët, një grua dhe tre burra, të gjithë shtetas kinezë, ishin paketuar në bagazhin e automjetit tip Chrysler 200.

Siç raportojnë mediat, emigrantët e paligjshëm ishin në gjendje ktitike, gati tu merrej fryma.

Shoferi i automjetit u arrestua, ndërsa emigrantët e paligjshëm janë dëbuar.

“Ajo që ka bërë drejtuesi i mjetit Chrysler nuk është vetëm një krim, por është shumë e rrezikshme, pasi rrezikoi jetën e katër njerëzve që po transportonte” tha një zyrtar i kufirit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close