Iran - Në këtë qytet u shënua temperatura ekstreme e të nxehtit
11/07/2017 - 17:06

Një qytet në jugperëndim të Iranit ka shënuar temperaturën më të lart të vendit të regjistruar ndonjëherë dhe mund të ketë shënuar rekordin botëror të temperaturave ekstreme të larta.

Qyteti Ahvaz shënoi një temperatura prej 53.7 gradë celsius.

Parashikuesi i motit të MeteoFrance, Etienne Kapikian tha se temperatura është “rekord absolut i ri kombëtar i nxehtësisë iraniane” dhe se ajo ishte temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor mbi Azinë kontinentale.

Faqja e internetit të motit Underground tregon se temperatura në Ahvaz u ngjit edhe më lart, duke shënuar 54 gradë rreth orës 4:51 dhe 5 me orën lokale të enjten e 29 qershorit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close