Ndërron jetë presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez
06/03/2013, 7:00
Përditesuar: 06/03/2013, 10:39
" frameborder="0" allowfullscreen>

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez.

Zyrtarë venezuelianë kanë deklaruar se presidenti Hugo Chavez ka vdekur pas një lufte të gjatë me kancerin.

Zëvendës presidenti Nicolas Maduro njoftoi për vdekjen në televizionin kombëtar të martën. Ai i bëri thirrje popullit të Venezuelës për të treguar forcë dhe guxim, dhe të jetë i bashkuar e të përmbushë parashikimet e “këtij udhëheqësi të madh.

58-vjeçari Chavez ishte trajtuar në Kubë përtë luftuar sëmundjen e kancerit para se të kthehej në Karakas muajin e kaluar. Kohët e fundit ishte njoftuar se ai kishte marrë një infeksion pas trajtimit intensiv me kimioterapi në një spital ushtarak në Karakas.

Ai nuk ishte parë në publik që nga dhjetori dhe mungoi në përurimin e tij për një mandat tjetër si president në janar.

Zv.president Maduro akuzoi armiqtë e Venezuelës për sulme me kancer ndaj presidentit por ai nuk tha se në ç’mënyrë e kishin bërë këtë.

Gjithashtu të martën, Venezuela dëboi dy diplomatë amerikanë, duke i akuzuar se ishin takuar me oficerë ushtarakë dhe po komplotonin për të destabilizuar qeverinë.

Të dy diplomatët, oficerë atashe të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, po qëndronin në ambasadë.

Pentagoni nuk bëri ndonjë koment tjetër veç se konfirmoi se të dy oficerët tashmë janë larguar nga Venezuela.

Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një deklarate i quajti absurde akuzat e Venezuelës se diplomatët amerikanë ishin përfshirë në shkaktimin e kancerit të Chavez.

Presidenti amerikan Barak Obama lëshoi një deklaratë ku thuhet se Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë mbështetjen për popullin venezuelian dhe janë të angazhuar për politika që nxisin demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Amerikane, Jose Miguel Insulza, dërgoi ngushëllimet e tij për popullin e Venezuelës, duke e quajtur këtë një kohë të pikëllimit të madh. Organizata e Shteteve Amerikane do të mbajë një takim të veçantë në kujtim të presidentit Chavez.

Chavez, i biri i një familje arsimtarësh, kishte ëndërruar për t’u bërë një lojtar i madh bejsbolli në SHBA, por pastaj zgjodhi të bëhej parashutist.

Ai u burgos në vitin 1992 për udhëheqjen e një grusht shteti të pasuksesshëm kundërpresidentit të asaj kohe, Perez Carlos Andres, dhe u zgjodh president në vitin 1998, duke premtuar për t’i dhënë fund varfërisë dhe korrupsionit në vend.

 

Chavez fitoi armiqësinë e Shteteve të Bashkuara dhe të shumë vendeve të Amerikës Latine për politikat e tij socialiste, për shtetëzimin e kompanive të mëdha dhe për mbështje për udhëheqës të tillë si Fidel Kastro të Kubës, Mahmoud Ahmadinejad të Iranit, dhe Mohamar Gadafin e Libisë.

Opozita e akuzoi se ishte bërë diktator; miliona venezuelianë të varfër e nderuan atë për përdorimin pasurisë së vendit me naftë për t’i dhënë atyre qasje në kosto të ulët në ushqim, kujdes mjekësor falas dhe programe të tjera sociale. Por ekspertët thonë se Chavez dështoi për të pakësuar krimet ose për të përdorur të ardhurat nga nafta për të zhvilluar ekonominë e përgjithshme.

Vdekja e presidentit  Chavez hap rrugën për zgjedhje të reja për të përcaktuar nëse revolucioni i tij socialist do të jetojë pa të. Zgjedhjet do të mbahen brenda 30 ditëve.

Zëvendës presidenti Nicolas Maduro është pasuesi i zgjedhur i Chavezit, por ai mund të përballet me një sfidë nga guvernatori i shtetit Miranda, Henrique Capriles, i cili humbi përballë Chavezit në zgjedhjet e tetorit 2012.

50-vjeçari Maduro ka qenë shofer autobusi dhe ish-udhëheqës sindikalist. Për 6 vjet, ai ka qenë edhe ministër i jashtëm.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *