Turqi - Ndalohet një rus, dyshohet se kishte planifikuar një sulm me dron
10/08/2017 - 15:58

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar një militant rus, i cili mendohet se është edhe pjesë e grupit të Shtetit Islamik. 

Mediat në Turqi raportojnë se ky person kishte planfikuar një sulm me dron,  një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara, në Incirlik.

Raportimet, kanë cituar zyrtarë anomimë, të kenë thënë se qytetari rus, i identifikuar si Ruslan Bakiyev, është ndaluar në qytetin Adana, ndërsa ishte duke “mësuar”, në një zonë afër bazës ajrore në Incirlik.

Po ashtu është thënë se Bakiyev, ka qenë i dyshuar edhe për organizimin e në sulmi të mëparshëm.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe forcat ajrore amerikane, e përdorin bazën e tyre në Incirlik, në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close