Ndahet nga jeta ish-kancelari gjerman Helmut Kohl
16/06/2017 - 17:41

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild.

Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998), duke e bërë atë kancelarin gjerman më të gjatë që prej Bismarkut.

Ai ishte arkitekt i ribashkimit të Gjermanive në vitin 1990.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close