Siberi - Momenti i super-shpërthimit të stacionit elektrik, pa energji 150 mijë njerëz
06/07/2017 - 20:02

Rreth 150 mijë persona në qytetin rus Tomsk në Siberi mbetën pa energji elektrike për disa orë pas një shpërthimi të madh që tronditi një nënstacion.

Momenti i shpërthimi u kap nga kamerat. Incidenti ndodhi të enjten pasdite, kur një zjarr ra në nënstacionin Vostochnaya. Nënstacioni ka funksionuar që nga viti 1963, duke ofruar furnizim me energji elektrike “për shumicën e Tomsk”.

Pajisjet u shkatërruan pjesërisht, gjë që çoi në mbylljen e përkohshme të stacionit, tha Ministria e Energjisë e Rusisë.

Momenti i shpërthimit u kap nga një banor vendas në telefonin e tij të zgjuar. Në pamje, shihet një zjarr në stacion, që shoqërohet më pas me një shpërthim.

Ka pasur raporte të pakonfirmuara se transformatorët e mbushur me naftë kanë shpërthyer.

Askush nuk u lëndua në incident.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close