Publikohen pamjet - Momenti kur 39-vjeçari sulmon oficeren në aeroportin e Parisit
20/03/2017 - 22:29

Janë publikuar pamjet nga aeroporti Orly në Paris, kur një person i cili dyshohet si i radikalizuar sulmoi një oficere femrër përpara si ti merrte armën.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket 39 vjeçari,  Ziyed Ben Belgacem i cili mban një çantë që e hedh kur kap nga prapa oficeren.

Agresori u qëllua për vdekje brenda 3 minutave pas sulmit të oficeres.

Incidenti shkaktoi kaos dhe bëri që të mbyllej për disa orë aeroporti i dytë më i madh i kryeqytetit të Francës.

39-vjeçarin që përpiqet t’i marrë armën oficeres, u vra përpara se të hapte zjarr.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close