Pasojat e Brexit - Mogherini: Humbësja e madhe është Britania, BE bën dhe pa të
21/04/2017 - 11:52 Nga: Anjola Hamzaj

Në kohën kur Britania e Madhe vendosi të mbajë zgjedhje të parakohshme më 8 qershor për të forcuar dorën e bisedimeve të daljes, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini thotë se të humburit e divorcit janë britanikët. Nga Pekini, Mogherini tha se edhe pa Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimi Eropian do të vijojë të mbetet tregu i parë dhe ekonomia e dytë më e fuqishme në botë.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, deklaroi se humbësja e madhe e brexit është vetë Britania e Madhe dhe jo Bashkimi Europian. Gjatë një eventi në Univesitetin Tsinghua në Pekin, Mogherini u shpreh:

“Kam frikë se miqtë tanë britanikë do të humbasin më shumë ne, sepse siç edhe e theksova, Bashkimi Europian edhe pas daljes së Mberërisë së Bashkuar do të vijojë të jetë tregu më i madh në botë dhe ekonomia e dytë më e madhe në botë. Disa për shembull bëjnë referencë për sigurinë dhe mbrojtjen- e vërtetë, Mbretëria e Bashkuar është një lojtare e rëndësishme për sigurinë në mbrojtje, por kontributi që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në  operacionet tona ushtarake nuk është më shumë se pesë përqind, kështu që ne mund të jetojmë pa të”.

Mogherini gjithashtu vlerësoi planin e investimeve ‘China One belt’ e cila synon të zhvillojë tregtinë me pjesën tjetër të Euroazisë, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti në hapjen e mundësive për të gjithë.

Më herët të enjten në mëngjes, ajo gjithashtu zhvilloi takime me Ministrin kinez të Mbrojtjes dhe këshilltarin shtetëror Chang Wanquan në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mogherini dhe delegcioni i saj ndodhen në Pekin në kuadër të dialogut strategjik BE-Kinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close