Ankara - Ministri i Jashtëm turk paralajmëron “luftën e shenjtë” në Europë
16/03/2017 - 15:38

Turqia rrit sulmin verbal ndaj Europës duke paralajmëruar kontinentin e vjetër se është në prag të “një lufte fetare”

Kjo deklaratë vjen pas zgjedhjeve të mbajtura në Holandë ku fitues ishte partia e  qendrës së djathtë e kryeminsitrit Mark Rutte dhe kjo nuk është pritur mirë nga Turqia.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu  në Ankara deklaroi:  Tani që zgjedhjet kanë mbaruar shikon se nuk ka diferencë mes social demokratëve dhe fashistëve të Wilders ” tha ai shkruan Hurriyet.

“Të gjithë kanë të njëjtin mentalitet. Ku do të shkoni? Ku po e çoni Europën?  Po e zvarrisni drejt humnerës. Luftërat e shenjta do të nisin së shpejti në Europë”

“Për shkak se ishin të besimeve të ndryshme  ata vranë njëri tjetrin 100 vjet më parë” tha ai pa dhënë më tej hollësira në atë që ishte duke referuar citon Hurriyet.

Holanda ndodhet në një krizë diplomatike me Ankaranë pasi refuzoi ministrat turq të mbajnë fushatën për referendumin presidencial atje

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    lufterat vuajtjet qameti sjan asgje cfar eshte pergjegjsia e dhogaris kur te dalim perpara zotit boteve per tu falur apo ndeshkuar por nga ndeshkimi tije rujna zot te lumet ato qe me allurim pune dhe vepra te mira drejtesi vlera keshillojne per mire dhe ndalojne nga e keqa ate dite fitojne meshiren faljen she shperblimin e zotit parajsen [xhehnetin e perjeteshem keto jan te shpetuari sic e ka cilesuar i malli zot kush fiton dhe kush humb,un cdo tem qe e shoh e shoh qe te vitoj un i pari fjale apo vetrim me mendim fjal dhe vepra te mira dhe te fitoj meshiren e zotit me respekt per ato qe duan rrugen e shperblimit zotit ashtu sic keshillon vet i malli zot

  2. toni says:

    pse tjetersoni me qellim o te flliqur, ju jeni ata kafshe qe shitni çdo gje, jeni kafshe qe nuk meritoni te jetoni, sepse ligesija e juaj ska perceptim. ndofta nuk ka Zot por ne paste o maskarenj mjer per ju e kopilat tuaj te gjakut tuaj te flliqt….

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close