Ministri i Jashtëm gjerman akuzon amerikanët se ndjekin interesa personale
16/06/2017 - 16:15

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka kritikuar ashpër SHBA. Me zgjerimin e planifikuar të sanksioneve kundër Rusisë, Uashingtoni ndjek interesa vetjake ekonomike dhe e dëmton Evropën.

Së bashku, ministri i Jashtëm gjerman dhe kancelari i Austrisë, Christian Kern i kritikuan sanksionet e e reja të planifikuara nga SHBA kundër Rusisë, për të cilat Senati në Uashington u shpreh me shumicë dërrmuese votash. Është për të ardhur keq që SHBA nuk u koordinuan me evropianët për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, shkruajnë ata në një deklaratë të përbashkët. Një mënyrë veprimi i koordinuar është sipas tyre ajo që nevojitet për zgjidhjen e krizës së Ukrainës.

“Megjithatë ne nuk mund ta pranojmë kërcënimin me sanksione ekstraterritoriale në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kundër sipërmarrjeve evropiane, që marrin pjesë në zgjerimin e furnizimit me energji”, thuhet më tej.

Me një sinqeritet që të tërheq vëmendjen, projektligji i SHBA përshkruan interesin e vërtetë të amerikanëve: shitjen e gazit të lëngshëm amerikan dhe spostimin e furnizimeve ruse me gaz nga tregu evropian”, kritikojnë dy socialdemokratët. Objektivi është që të sigurohen vendet e punës në industrinë e naftës dhe të gazit të SHBA. Instrumentat e sanksioneve politike nuk duhet të vihen në lidhje me interesat ekonomike, shkruajnë më tej ata. 

SHBA e shohin botën si “arenë lufte”

“Furnizimi me energji i Evropës është një çështje e Evropës dhe jo e SHBA!”, shkruajnë Gabriel dhe Kern.”Për atë që na furnizon me energji dhe si na furnizon, vendosim ne, në bazë të rregullave të sinqeritetit dhe të konkurrencës në ekonominë e tregut”.

Edhe në një aktivitet në Berlin, Gabrieli shprehu pakënaqësinë e tij për politikën e SHBA nën Presidentin Donald Trump. Ai e kritikoi Amerikën që po kalon gjithnjë e më tepër në konfrontim me komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se SHBA nuk e shohin më bashkësinë ndërkombëtare si një forum të përbashkët me marrëdhënie me rregulla, por si një “arenë lufte” dhe si “shesh lufte”, tha politikani socialdemokrat të enjten në Berlin.

Kjo është krejt e kundërta e idesë së Perëndimit, tha ai. Sepse ajo fokusohet në një vlerë të shtuar, e cila krijohet kur i afrohesh tjetrit në marrëdhënie të besueshme dhe të rregulluara juridikisht, politikisht dhe ekonomikisht, të cilat bazohen në liri, demokraci, respekt reciprok, dashuri për paqen dhe shkëmbim kulturor, tha Gabrieli në një fjalim në Kongresin Federal për Politikat Kulturore./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. pak vemendje says:

    nese analizohet nga ekonomistet zhvillimet ne padrejtesi me ate ne drejtesi do te konstatojne se drejtesia ne baze te cilsive dhe vlerave kushton me lire ne arritjen e dobive ,per te gjith ku askush nuk ndjehet keq,kurse zhvillimet ne padrejtesi perfitojne disa dhe shkatrrohen te gjith duke u shkatrruar vlerat dhe dobit qe sjellin krijesat per te cilat pretendojme te gjith,2 ,nese analizojne shkencetaret krijimin tone do dalin ne konkluzion tek klrijimi me drejtesi,funksionimi i cdo gjeje me drejtesi suksesi gjindet permes vlerave unitetit rregullit dhe drejtesise ne cdo fushe dhe po me drejtesi zoti ullezon te punojme 3,nese pyeten drejtuesit e fese do tu qartesojne fjalen e zotit krijuesit gjithesis dobin rrugen e shpetimit ,por njekohesisht per cfar zoti shperblen dhe cfar ndeshkon duke terhequr vemendjen per te braktisur padrejtesit dhe kuptuar qellimin e krijimit duke mbushur misionin tone si kalimtare ne kete bote nga krijuesi drejt krijuesit,me veprat dhe pergjegjesit per ne diten e dhogaris qe pacmangeshem po vjen,4nese pyeten shkencetaret per aktualitetin do tu thone qe planeti yn i dashur, ku jetojme po degradon ,nga kush ,padrejtesia pa rregullsia 5,nese pyeten analistet e teknologjise se luftes do tu thone se tashme ,ku kemi arritur askush nuk mund te vetmbrohet apo cmanget shkatrrimit te vendit tije mbasi konkurenca e teknologjis te luftes eshte teknologji shkatrruese ku garanton shkatrrimin e planetit disa here ,ka shum mistere brenda ,6,,nese shohim formimin njerzor qendron egoja e paras dhe pushtetit interesi [padrejtesia ndaj cdo kujt,sikur njerit tia japim token me pasurit e saje nuk ngopet ,po per miliarda banor qe ka planeti nuk mjafton gjithsia] por njeriu nuk eshte i pandreqeshem ,pa logjik dhe i padobishem shpresoj qe nje dite analistet shkencetaret ,dhe drejtuesit e fese ti ftojne politikanet ne mezin e tyre dhe ti binmdin qe padrejtesia [interesi ]nuk sjell asgje te mire nder ne vec cilesive te saje zbeh perplas dhe shklatrron gjithcka ,nese deri tani kostot i cmangen tani kostot do tu bien direkt atyre qe i shkaktojne pershlkak se askush nuk mund te perballoje me kosto nga askush bota ka nevoje per me shum drejtesi rregull unitet vlera besim dobi sejcili per vete e don te miren por jo per tjetrin sepse nuk ishte drejtesia vlerat uniteti ,mor e mira dobia po largohet nga mezi jone pershkak te padrejtesise qe i ka brenda cdo element qe e prish a ka vend per te thene qe ne jemi vene kunder vetes perderi sa vihemi kunder tjereve sepse dobit vin ne saje te vlerave unitetit dhe drejtesis ne to nderkohe qe veten e duam shum ,kjo eshte fatkeqsi nga egoja jo logjika dhe ullsimi sepse ato nuk mungojne,ky eshte mendimi lire ne demokraci ,por mbeturin e hellur kur nuk degjon dhe vepron askush ate qe quhet dobi per vete duke organizuar dobi per gjith me baz drejtesin vlerat besimin jo egon interesin personal me respekt per ato qe duan drejtesin dhe perhapjen e saje dhe mirkuptim per ato qe e duan per vete por jo per tjeret

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close