Arabi Saudite - Merr flakë hoteli në Mekë, evakuohen 600 persona
21/08/2017 - 16:44

“Një hotel në Mekë, ku 2 milionë myslimanë do të performojnë Haxhin muajin tjetër është evakuuar të hënën pasi u përfshi nga flakët e një shpërthimi zjarri,” – njoftoi Shërbimi i Mbrojtjes Civile.

Zëdhënësi raportoi se nuk ka patur viktima nga flakët që janë shkaktuar nga një kondicioner në katin e tetë të hotellit në lagjen Azaziyah.

600 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga Turqia dhe Jemeni janë evakuuar menjëherë.

Ndërsa pelegrinazhi vjetor do të zhvillohet në javën e parë të muajit shtator.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close