Merkel sot në SHBA, takohet me presidentin Trump
17/03/2017 - 7:22 Nga: Anjola Hamzaj

Personi më i fuqishëm në botë do të takohet sot me gruan më me influencë në Europë dhe më tej.

Takimi ishte planifikuar për të martën, por u shty për sot të premten pas stuhisë së fuqishme të borës që përfshiu verilindjen e shteteve të bahskuara të amerikës.

Të paktën meteoroligjiksht takimi pritet të jetë më i ngrohtë. Duke hequr mënjanë aftësinë e tyre për të sjellë ndryshime të thella në botën perëndimore, presidenti amerikan Trump dhe kancelarja Merkel kanë pak gjera të përbashkëta mes tyre.

Ai është i vrullshëm dhe i prirur nga një retorike që shpesh ngre alarmin në Berlin, kurse ajo e rezervuar, pragmatike dhe e matur në vendime.

Ai ka kritikuar ashpër politikat e saj të emigracionit, ajo ka kritikuar urdhrin e tij të  ndalimit të qytetarevë për 6 vende myslimane . Por kjo marëdhënie mund t’i kushtojë pasoja të qëndrueshme të ardhmes së Europës dhe jo vetëm asaj.

Megjithatë, zonja Merkel, e cila thuhet se ka studiuar të gjitha fjalimet e Trump madje edhe një intervistë të tij të vjetër dhënë për Playboy, duket se ka arritur të kuptojë se rruga e vetme që prek zemrën e Presidentit Amerikan është biznesi.

Dhe për këtë arsye në takim ajo do të jetë e shoqëruar nga kreu ekzekutiv i kompanisë së makinave BMW e Siemens dhe prodhuesit Schaeffer.  

Së bashku ata pritet të përforcojnë  përfitimet reciproke dhe  marrëdhëniet transatlantike ekonomike. Ata pritet të theksojë se 810 mijë njerëz janë të punësuar direkt nga kompanitë gjermane në SHBA.

Bisedimet do të zgjasin dy orë dhe axhenda është e ngjeshur, me bisedime për NATO-n, Lindjen e Mesme dhe terrorizmi në botë.

Aktualisht Gjermania shpenzon për mbrojtjen 1.23% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por zonja Merkel pritet të sigurojë presidentin Trump se gradualisht këtë shifër do ta çojë në 2 %.

Gjithashtu pjesë e bisedimeve do të jetë edhe klima, ku Gjermania do të insistojë në rendësinë e uljes së emetimeve të gazit, teksa mbështetja e Trump për marrëveshjen klimës Parisit është e paqartë.

Gjermania sakaq kërkon  një përgjigje të unifikuar ndaj veprimeve të Rusisë në lindje të Ukrainës dhe një angazhim për sanksione në qoftë se kushtet e marrëveshjes së armëpushimit Minsk nuk përmbushen. Por Berlini nuk ka shumë pritshmëri. Donald Trump është thellësisht i papëlqyer në mesin e gjermanëve.  

Interesi- Merkel do të shoqërohet me drejtues të lartë nga kompani të njohura gjermane në fushën e teknologjisë, duke përfshirë edhe gjigandin e makinave BMW. Takimi mes dy liderëve pritet me interes të madh për shkak se muajit e fundit të dy kanë ngritur pyetje për njëri-tjetrin. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar Merkel mbi politikat e refugjatëve të Gjermanisë. Në fund të 2015, presidenti shprehu irritim, kur revista Time cilësoi kancelaren gjermane personin e vitit. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Tahiri: Ekuilibrat e politikës së madhe çekuilibrojnë Shqipërinë

Close