Mbretëresha Elizabeth II feston 91-vjetorin e lindjes
21/04/2017 - 16:17

Mbretëresha Elizabeta II feston sot 91-vjetorin e lindjes së saj. Elizabeth Alexandra Mary ka lindur më 21 prill 1926, si fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së Yorkut. Ajo pritej të luante vetëm një rol mbështetës në monarki, por jeta e saj mori një kthesë të papritur, kur kurora mbretërore i kaloi babait të saj.

Monarkja e 63-të e Britanisë e ka udhëhequr vendin përmes ndryshimeve sociale ndërkohë që ajo vetë mbetet një simbol i stabilitetit në një botë që ndryshon.

E rritur me një edukatë të rreptë prindërore më Pallatin e Buckingham, Elizabeth mësoi shumë mbi lidershipin dhe udhëheqjen e shtetit.

Pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo u martua me kushëririn e saj të largët, togerin Philip Mountbatten, një stërnip i mbretëreshës Victoria. Në moshën 27-vjeçare, me vdekjen e babait të saj, Elizabeta u kurorëzua mbretëreshë. Gjatë mbretërimit të saj, Elizabeta II solli risi për monarkinë britanike me anë të vizitave të shumta të saj jashtë shtetit. Mbretëresha ka mirëpritur një sërë liderësh botërorë në vizitat e tyre zyrtare në Britani e gjithashtu edhe liderë fetarë.

Për mbështetjen e saj për filmin britanik dhe industrinë televizive, mbretëresha u shpërblye me çmimin BAFTA, i barasvlefshëm me çmimet Oscar. Në 2015, Elizabeta u bë monarkja më jetëgjatë në detyrë e Britanisë, duke kaluar kështu stër-stër-gjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria.

Pavarësisht moshës, ajo mbetet aktive në detyrat e saj shtetërore, edhe pse, disa prej këtyre detyrave tashmë i janë shpërndarë të tjerë anëtarëve të familjes mbretërore. Monarkja 91-vjeçare shihet si një figurë dinjitoze, shumë e dashur dhe e respektuar nga mbështetësit e monarkisë e madje edhe republikanët.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close