Largimi i Britanisë nga BE - Mbretëresha Elisabet miraton projekligjin Brexit
16/03/2017 - 14:26 Nga: Anjola Hamzaj

Mbretëresha Elisabet ka miratuar projekligjin e Brexit, procedurë e cila hap kështu rrugën kryeministres  së Britanisë së Madhe të nisë bisedimet e largimit nga BE. Kjo e lejon May të njoftojë Brukselin se Britania e Madhe është gati të largohet nga unioni, një proces negociatash që pritet të zgjasë dy vite.

Kryeministrja  britanike thotë se bisedimet do të nisin në fund të këtij muaji, por me shumë gjasë kjo nuk do të ndodhë javën e ardhshme, me qëllim shmangien e një përplasje në samitin joformal të vendeve të BE. Takimi shëni 60-vjetorin e Traktateve të Romës, të cilat  krijuan Komunitetin Ekonomik Evropian, nga i cili lindi edhe BE.

Projektligji i Brexit u miratua disa ditë më parë ne parlamentin britanik, mes debatesh sa i përket të drejtave të shtatasve europianë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Anëtarët e Dhomës së Lordëve u tërhoqën nga çështja e së drejtës për rezidencën europiane dhe një tjetër votim për paktin përfundimtar të “Brexit”-it, pasi vërejtjet e tyre u refuzuan nga deputetët.

Ngjarjet vijnë në kohën kur ministrja e parë e Skocisë Nicola Sturgeon konfirmoi mbajtjen e një referendumi të dytë, me qëllim pavarësinë e vendit. Sturgeon tha se me shumë gjasë referendumi do të mbahet mes vjshtës 2017 dhe pranverës 2018. Ministrja e parë skoceze ka shprehur qëndrimin pro BE në kundërshtim me politikat qëndrorë të Britanisë së Madhe.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Close