Sllovaki - Mbi 40 makina përplasen në aksident masiv, mbi 20 të plagosur
20/04/2017 - 17:09

Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti masiv të ndodhur në Pileup të Sllovakisë.

Mbi 40 makina u përplasën njëra me tjetrën në një autostradë në një zonë malore në pjesën verore të Sllovakisë, pas një stuhie të fortë të papritur.

Autostrada D-1 është mbyllur për trafikut, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital të paktën 24 persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime të forta.

Midis mjeteve të përplasura ishin edhe dy autobusë, pasagjerët e të cilëve u evakuuan me mjete të tjera.

Policia nuk ka sqaruar ende se pse ndodhi aksidenti masiv, por shkaku kryesor mbetet stuhia e dëborës që përfshiu zonën.

Moti i keq ka përfshirë edhe Republikën Çeke fqinje, ku në disa zona trashësia e dëborës ka shkuar rreth 1 metër.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close