Siri - Makinë bombë kundër civilëve që po evakuoheshin në Aleppo, 100 të vrarë
15/04/2017 - 19:07

Të paktën 100 persona mbetën të vrarë në fshatin Rashideen në afërsi të Alepos  dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një makinë-bombë goditi autobusët që po transportonin civilë sirianë të cilët po evakuoheshin nga qytetet e rrethuara nga rebelët.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se shpërthimi goditi një autokolonë me sirianë kryesisht të sektit shiit.

Banorët po largoheshin nga dy fshatra drejt Alepos, pas arritjes së një marrëveshjeje për evakuimin e popullatës në rrezik.

Mijëra sirianë po përpiqen të gjejnë strehim në zona më të sigurta, duke braktisur komunitetet e tyre të mbërthyera në konfliktin mes forcave kryengritëse dhe atyre qeveritare si dhe luftës kundër ISIS.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close