Poloni - Makina thyen traun, një fije peri i ndan nga përplasja me trenin
11/08/2017 - 9:04

Një makinë në të cilën udhëtonin 4 persona, për një fije peri, shmangu përplasjen me një tren shpejtësie.

Duke injoruar të gjitha rregullat e qarkullimit makina theu traun që ndalonte kalimin e makinave në kryqëzimin ku kalonte dhe treni në Koszalin të Polonisë. Ngjarja është regjistruar të hënën e 7 gushtit.

Autoritetet e hekurudhës bënë publike imazhet për të rritur sensibilizimin e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Fatmirësisht shoferi dhe tre pasagjerët nuk pësuan dëmtime, ndërsa makina pësoi dëmtime në pjesën e prapme të saj.

Injorimi i shenjës së ndalimit në postbllok për shkak se do të kalojë treni është një ndër shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve bëjnë të ditur autoritetet e hekurudhës.

Kompania ka nisur një fushatë “Kalimi i sigurtë ndalon rrezikun” që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të makinave për rrezikun që u kanoset nëse nuk respektojnë rregullat në këto kryqëzime.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close