Siri - Luftime në Damask, ushtria bombardime ajrore pas sulmit të rebelëve
19/03/2017 - 21:43 Nga: Xhoi Malësia

Në një kohë kur palët janë duke disktuar një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund konfliktit, forcat qeveritare siriane dhe rebelët që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Assad kanë zhvilluar një betejë të ashpër në Kryeqytetin e vendit, Damaskun.

Vëzhguesit kanë raportuar se gjithcka ka nisur nga një sulm surprizë i luftëtarëve opozitarë të cilët kanë aktivizuar në vijat e mbrojtjes së ushtrisë. Pas kësaj, palët kanë nisur një përplasje të armatosur që përshkallëzoi brenda pak orësh në bombardime ajrore.

Ekspertët janë shprehur se kjo është përplasja e parë madhore qëkurse palët kishin rënë dakord që të shqyrtonin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për paqe, negociata të cilat po udhëhiqen nga eksperëtët e Rusisë dhe Turqisë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Megjthatë, ende nuk dihet nëse ky zhvillim mund të ndikojë në procesin e diskutimeve.

Forcat qeveritare dhe rebelët kishin rënë dakord më herët që të pezullonin luftimet në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi me qëllim që të kishte një reduktim të dhunës si dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të marrin ndihmë humanitare. Zhvillimet e fundit në Siri vijnë kur konflikti ka hyrë tashmë në vitin e tij të shtatë.

Kjo situatë ka shtyrë miliona banorë që të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar azil në vendet europiane, teksa shumica vijon të mbetet e bllokuar me rezerva të pakta uji, ushqimesh dhe medikamentesh.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close