Peru - “Lufta” e kësaj gruaje e zhytur në baltë pranë lumit të rrëmbyeshëm
17/03/2017 - 13:47

Ky film tregon përpjekjen dramatike të një gruaje për të shpëtuar, ndërsa ka përfunduar në materialet e shumta të një lumi që rrjedh me rrëmbim.

Gruaja është mbështjellë me baltë e tëra dhe në mes të mbeturinave, kryesisht të drurit përpiqet për të mbijetuar dhe për fat ia del.

Rasti ka ndodhur në Provincën Punta Hermosa të Limas në Peru, ndërsa tregon sesi gruaja e zhytur në baltë ngjitet me vështirësi për të gjetur një bazë të qëndrueshme.

Pasi del në një bazë më të sigurt, ajo merret nga grupi e shpëtimit. Reshjet e dendura në disa rajone të Perusë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në vend.

Të paktën, 47 njerëz kanë humbur jetën, përfshirë edhe 6 minatorët, të cilët vdiqën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close