Filipine - Lufta e drogës sheh “natën më të përgjakshme” të vdekjeve
16/08/2017 - 12:14

Policia në Filipine ka vrarë 32 persona gjatë një operacioni kundër drogës.

Mendohet se ky është numri më i lartë i vdekjeve në një natë të vetme në luftën e vendit kundër drogës. Sulmi u realizua të martën në provincën Bulacan, në veri të kryeqytetit Manila.

Policia tha se te vrarët ishin të dyshuar si shitës droge dhe ishin të armatosur. Ata kishin bërë rezistencë ndaj oficierëve.

Mijëra njerëz janë vrarë që kur Presidenti Rodrigo Duterte filloi luftën e tij të diskutueshme kundër drogës në vitin 2016. Fushata, e cila synon zhdukjen e tregtisë së drogës, ka tërhequr kritika intensive ndërkombëtare për numrin e madh të vdekjeve. Presidenti Duterte në të kaluarën ka miratuar vrasje jashtëgjyqësore

Në operacionin e së martës, i cili zgjati nga mesdita deri në mesnatë, më shumë se 100 persona u arrestuan dhe oficierët kapën drogë dhe armë ilegale gjatë operacionit, raporton BBC.

Numri rekord i vrasjeve është një kujtesë se lufta e presidentit Duterte është shumë larg në të kalurën. Në një fjalim publik, muajin e kaluar ai paralajmëroi përdoruesit e drogës se do t’i vriste në “portat e ferrit”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close