Irak - Ky shtet sot e shpalli ditë pushimi për shkak të valës së të nxehtit
10/08/2017 - 17:58

Qeveria e Irakut ka shpallur ditë pushimi zyrtare të detyrueshme për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Ky vendim u mor ditën e djeshme, duke bërë thirrje që sot të bëhej ditë pushimi, pasi temperaturat arritën deri në 50 gradë celsius. Ky urdhër për pushim do të zbatohet për të gjithë punonjësit e shtetit.

Të enjten e kaluar, departamenti meteorologjik i shtetit paralajmëroi se temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të arrinin deri në 51 gradë Celsius ose 123.8 Fahrenheit.

Vitin e kaluar temperaturat arritën 51 gradë Celsius në Bagdad dhe 53 në Basra, duke detyruar qeverinë irakiane që të shpallë një pushim të detyrueshëm dy ditor.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close