Kush ishte Hugo Chavez?
Bota - 06/03/2013 9:25

Hugo Rafael Chavez Frias lindi më 28 korrik të vitit 1954 në shtetin e Barinasit në Venezuelë. Ishte një nga shtatë fëmijët e një familje mësuesish të varfër.

Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa më pas u hodh në Akademinë Shkencore Ushtarake në Karakas.

Aty Chavez do të shndërrohej në një njohës të mirë të politikave të majta dhe me figurat revolucionare amerikano-latine si Simon Bolivar apo Che Guevara.

Ai i është bashkuar ushtrisë më vitin 1975 dhe ka udhëhequr një njësi elite parashutiste.

Në kohën kur ka qenë në ushtri, Chavez u është bashkuar oficerëve të tjerë për të formuar fshehurazi Ushtrinë Popullore Çlirimtare dhe ka nisur të takojë liderët e opozitës së majtë. Më vonë ai ka formuar Lëvizjen Revolucionare Bolivariane.

Karriera ushtarake e Chavezit, një pjesë të së cilës e ka kaluar duke luftuar kundër kryengritësve të majtë, ka zgjatur 17 vjet.

Në vitin 1992, ai ka udhëhequr një grusht-shtet të pasuksesshëm ushtarak, pas të cilit është dënuar me dy vjet burgim, së bashku me mijëra mbështetës. Më vonë, Chavez është falur.

Pas lirimit, ai ka formuar një parti të majtë politike, të quajtur Lëvizja e Republikës së Pestë (MVR), ndërsa fitoren bindëse në zgjedhjet presidenciale të vitit 1998 e ka arritur falë pakënaqësisë së madhe të qytetarëve me elitën “e korruptuar” politike.

Ai ka qenë presidenti më i ri i zgjedhur në historinë e Venezuelës. Kushtetutën e ka “transformuar” duke i siguruar vetes autoritet më të madh, ndërsa emrin e vendit e ka ndryshuar në Republika Bolivariane e Venezuelës. Ndryshimi i kushtetutës në referendum ka marrë 88 për qind të mbështetjes së publikut.

Chavez, i cili shpesh është shfaqur në publik me bluzë të kuqe, ka kritikuar kapitalizmin. Pasurinë nga nafta e ka përdorur për t’iu ndërtuar banesa qytetarëve me të ardhura më të ulëta, duke u bërë kështu hero për të varfërit e Venezuelës.

Mik politik ka pasur ish-udhëheqësin libian, Muammar Qaddafi. Duke folur në vitin 2009 së bashku me të, Chavez ka thënë se ata dy ndajnë një vizion të përbashkët.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin se jemi duke shkruar një faqe të re të historisë. Ne jemi duke ndryshuar historinë, duke u konfrontuar me imperializmin, borgjezinë, moszhvillimin…”, ka thënë Chavez.

Gjatë sundimit të tij, marrëdhëniet midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tendosura. Si kritik i ndërhyrjes së SHBA-së në Irak, Chavez e ka quajtur “djall” presidentin George Ë. Bush, gjatë një fjalimi në Kombet e Bashkuara më 2006.

“Dje, djalli ka ardhur këtu. Drejt e këtu. Zonja dhe zotërinj, nga kjo tribunë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilit unë i referohem si djall, ka folur sikur të kishte në pronësi botën”, ka thënë Chavez.

 

Duke u bërë aleat me kritikë të tjerë të SHBA-së, të tillë si Vladimir Putini i Rusisë, Chavez ka udhëhequr përpjekjet për të bashkuar liderët e majtë të Amerikës Latine në një Union të Vendeve të Amerikës Jugore.

Chavez ishte kthyer muajin e kaluar në Karakas, pas operacionit të katërt nga kanceri në Kubë dhe pas më shumë se dy muaj qëndrimi në një spital në Havanë.

Përveç disa foto të publikuara së fundmi nga qeveria, Chavez nuk është parë ose dëgjuar publikisht që para operacionit të fundit, më 11 dhjetor, 2012.

Chavez ka udhëhequr Venezuelën që në vitin 1999. Për mandatin e dytë është zgjedhur më 2006, ndërsa për të tretin në tetor të 2012-ës. Sipas ligjit në Venezuelë, zgjedhjet e reja tani duhet të mbahen brenda 30 ditësh.

Presidenti I ndjerë Hugo Chavez ka lënë gruan dhe pesë fëmijë.

Me shume nga Bota
3A173415-9896-48CD-BECC-7CA78C66B9C6_w308_r1_cy2

Greqia kërkon investime nga Kina

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ndodhet në Kinë, për të nënshkruar marrëveshje  tregëtare. Ai ka takuar kryeministrin kinez, Li Kekian, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje në fushën e transportit detar dhe të telekomunikacionit. Li ka shfaqur shpresën se dy …

A0ADB612-79E3-4704-B4E9-6615206C9D7E_w308_r1_cy4

SHBA arreston një terrorist të dyshuar

Autoritetet amerikane në shtetin Ajdaho kanë arrestuar një person nga Uzbekistani, nën akuzat për terrorizëm. Prokurorët kanë thënë se Fazliddin Kurbanov, 30 vjeç, është arrestuar në qytetin Boiz, në kuadër të hetimeve për aktivitete terroriste. Aktakuza pretendon se në periudhën …

CD81D48A-FD9A-4606-9B7D-7EE54282487F_w308_r1_cy5

Valë sulmesh në Irak, 19 të vrarë

Një valë sulmesh në gjithë Irakun ka lënë të paktën 19 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një xhami shiite në qytetin e Kirkukut, duke vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur më …

iran

Iran, gratë përjashtohen nga gara presidenciale

Një gjykatë kushtetuese në Iran përjashtoi nga kandidimi për pozicionin e presidentit të të gjithë kandidateve femra, informuan mediat iraniane ditën e premte. Mohammad Jazdi, një klerik anëtar i gjykatës më të lartë në vend, theksoi se kushtetuta përjashton të …

2A17551C-6184-4A4E-BDEF-99C322B4A68A_w640_r1_s_cx0_cy2_cw0

HRW: BE t’i heqë Hungarisë të drejtën e votës

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të marrë hapa për të pezulluar të drejtat e Hungarisë për votë, pas ndryshimeve kushtetuese që janë përcjellë me kritika të forta. Në një raport me 29 faqe të publikuar …

CD0B992D-67A0-48B3-BF9C-C177B5C85B3C_w640_r1_s_cx0_cy3_cw0

Obama zotohet për reforma në Agjencinë Tatimore

Presidenti Barak Obama është betuar të korrigjojë shkeljet që janë vërejtur në Agjencinë Tatimore Amerikane, IRS. Ndërkaq, ai i doli në mbrojtje procesit hetimor lidhur me nxjerrjen e sekreteve të sigurimit kombëtar që u pasuan nga kontrolli i telefonatave të …

Nigeri-Borno

Nigeri, ofensivë ushtarake ndaj Boko Haram

Ushtria nigeriane ka nisur operacionet kundër militantëve islamik në veri-lindje të vendit, bëjnë të ditur zyrtarë ushtarakë. Sipas tyre, ushtarët mësynë pjesë të shtetit të Bornos, ku grupi Boko Haram ka ngritur bazat e tij. Mësymja erdhi pas deklarimit të …

tamerlan

Tsarnaev:Viktimat ishin haraç i luftrave amerikane

Viktimat e sulmit me bomba në Maratonën e Bostonit ishin një haraç, si kundërpërgjigje e luftrave amerikane në tokat muslimane, ka shkruar i dyshuari i mbijetuar në varkën, ku u gjet i fshehur pas largimit nga shkëmbimi i zjarrit me …

Bashkimi Evropian

Sondazhi i BE: Homofobia shqetësuese

Pothuajse 1/4-ta e personave gay, që u anketuan nga një sondazh i Bashkimit Europian, thanë se kanë qenë shënjestër e sulmeve apo kërcënimeve të dhunshme, në 5 vitet e fundit. Të anketuarit më të varfër dhe më të rinj, kishin …

SaeedJalilijp

Programi bërthamor, Jalili: Do vazhdojnë bisedimet me fuqitë botërore

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet bërthamore me fuqitë e mëdha botërore thotë se të dy palët kanë vendosur që bisedimet të vazhdojnë. Said Jalili tha të enjten se ka zhvilluar një diskutim “të gjatë dhe të dobishëm” me shefen e …

obama-erdogan-ap-670

SHBA e Turqia zotohen për presion ndaj Assadit

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan janë zotuar se do të vazhdojnë “të bëjnë presion” ndaj regjimit të Bashar al-Assad. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të shtuar presionin ndaj regjimit të Assad-it, për të …

atak

BBC vërteton përdorimin e armëve bërthamore në Siri

Agjencia e lajmeve ndërkombëtare BBC ka publikuar të enjten një video që dëshmon se muajin e kaluar në Siri janë kryer sulme me gazin kimik. Një korrespondent i BBC-së në Siri ka mbledhur ne qytetin verior Saraqeb, dëshmi që vërtetojnë …

E8333483-4F1B-4771-AC3C-7BE9552E01DC_w308_r1

Afganistan, vriten dy pjesëtarë të ISAF dhe katër civilë

Misioni i NATO-s në Afganistan, (ISAF) deklaroi se dy nga pjesëtarët e tij dhe katër civilë janë vrarë në një sulm me bombë në Kabul. ISAF-it thekson se sulmi kishte në shënjestër një karvan makinash por nuk dha përkatësinë kombëtare …

Damage Caused by Texas Tornados

Tornado në Texas, 6 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, si rrjedhojë e kalimit të një tornadoje gjatë natës, në veri të Texas. Më shumë se 120 shtëpi në kontenë e Hood …

christine-lagarde

FMN:Ulja e pabarazisë mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka deklaruar se ulja e pabarazisë mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik. Por zonja Lagarde thotë se pabarazia është rritur gjatë 25 vjetëve të kaluara. Ajo tha se 0.5 për qind e popullsisë më …

0532506F-C9EE-4B10-A639-264ABB675BCC_w640_r1_s_cx0_cy3_cw0

Kreu i opozitës ruse në seancën e fundit të gjyqit

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ndodhet në Kirov për seancën e fundit në gjyqin e tij të korrupsionit. Ai thotë se akuzat janë hakmarrje ndaj fushatës së tij kundër presidentit Vladimir Putin. Avokati dhe veprimtari kundër korrupsionit, 36-vjeçari Aleksei …

Kermit Gosnell

SHBA, burg përjetë doktorit të abortit

Një gjinekolog u dënua me tre burgime të përjetshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vrau te pakten tre foshnje të padëshiruara nga prindërit menjëherë pas lindjes. 72-vjeçari Kermit Gosnell pranoi fajin, në një marrëveshje që i kurseu dënimin …

OKB

OKB, rezolutë për tranzicion politik në Siri

Asambleja e përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë, me anë të së cilës bën thirrje për tranzicion politik në Siri, si dhe dënon përdorimin e armëve të rënda nga qeveria. Rezoluta, e cila nuk është detyruese, ka kaluar me …

Egypt-protests

Egjipt, Al Kaeda komplot ndaj SHBA-së dhe Francës

Zyra e prokurorit të Egjiptit bëri të ditur se kanë prova, që tregojnë se 3 të dyshuar, të lidhur me Al-Kaeda-n, patën si objektiv Ambasadat amerikane dhe franceze në Kajro, ashtu si dhe një fabrikë armësh egjiptiane në gadishullin Sinai, …

Jack Lew

SHBA, komisioneri i IRS jep dorëheqjen

Kreu i agjencisë amerikane të tatimeve ka dhënë dorëheqjen, pasi u zbulua se stafi i tij kishte piketuar grupe konservative për hetime më të imtësishme, bën të ditur presidenti Barack Obama. Komisionerit në veprim të Shërbimit të të Ardhurave të …