Tensionet me SHBA - Kush e furnizon Korenë e Veriut me motorë raketash?
15/08/2017 - 21:51

Koreja e Veriut ka arritur përparime të shpejta në aftësitë e saj raketore gjatë dy viteve të fundit, falë mesa duket motorëve të stilit sovjetik të blerë përmes rrjeteve të paligjshme në Rusi dhe Ukrainë, sipas një njoftimi të botuar të hënën.

Pas disa dështime me provat e raketave interkontinentale në vitin 2016, Koreja e Veriut çuditërisht ka bërë hapa të mëdha në zhvillimin e raketave.

Dëshmi të reja tregojnë se vendi siç duket ka mundur të sigurojë ilegalisht teknologjinë për raketat Hwasong-14 dhe Hwasong-12 nga tregu i zi evropian, shkruan Michael Elleman, bashkëpunëtor i lartë për mbrojtjen nga raketat në Institutin për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Sipas zotit Ellerman, Koreja e Veriut ka mundësi të ketë blerë një motor raketash me lëndë djegëse të lëngëzuar përmes kanaleve të paligjshme që veprojnë në Rusi ose në Ukrainë”.

Në një intervistë me gazetën New York Times, Ellerman tha se Koreja e Veriut ka gjasa t’i ketë marrë motorët ilegalisht nga punëtorët e firmës shtetërore ukrainase Yuzhmash.

Eksperti tha se drejtuesit e firmës Yuzhmash ndoshta nuk kanë patur gisht në marrëveshje, por ai mendon se ka mundësi që punëtorët e fabrikës t’ua kenë dhënë motorin koreanoveriorëve.

“Pyetja e madhe është se sa motorë kanë dhe nëse ukrainasit vazhdojnë t’i ndihmojnë edhe tani. Jam shumë i shqetësuar,” tha eksperti.

Qeveria e Ukrainës e hodhën poshtë njoftimin se motori ka dalë nga njëra prej fabrikave të saj shtetërore dhe tha se prapa akuzave fshihen ndoshta zyrtarët e inteligjencës ruse.

Agjencia e hapësirës e Ukrainës tha se tipi i motorit RD-250 që thuhet se përdoret nga Koreja e Veriut është bërë në një fabrikë të Ukrainës, por vetëm për përdorim në raketat që janë eksportuar në Rusi.

Kreu i agjencisë së hapësirës Yuriy Radchenko u tha gazetarëve se motorët janë prodhuar në uzinën e Ukrainës deri në vitin 2001 dhe se gjithsej janë prodhuar 233 copë.

Ai tha se sipas informacioneve të Ukrainës, Rusia ka nga 7 deri në 20 raketa Ciklon për të cilat janë prodhuar motorët dhe rusët janë të lirë t’ua japin këta motorë cilitdo vendi që dëshirojnë./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Kjo sfilatë “gjaku” do t’ju habisë

Close