Irak - Kufoma shpërthen në morg, shkatërrime
10/01/2017 - 19:44 Nga: Saimir Lleshi

Një sulmues vetëvrasës i dyshuar për pjesëmarrje në një sulm në qytetin Sadr të Irakut, shpërtheu në dhomën frigoriferike të morgut.

Të paktën 16 persona gjetën vdekjen gjatë sulmit me bombë dhe rreth 47 besohet se u plagosën nga shpërthimi në qytet, shkruan “Mirror”

Një nga sulmuesit e vdekur që u fut në morg shpërtheu, ndërsa një predhë kishte shpërthyer më herët gjatë sulmit. Shpërthimi ndodhi në një spital të al-Sadr City në lindje të Bagdadit.

Shpërthimi ka ndodhur për shkak se tek kufoma kishte një sasi eksplozivi në pjesën e barkut. Për fat, nga shpërthimi nuk pat të lënduar por vetëm dëme materiale. Organet e hetimit po hetojnë për rastin.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bashkia e Tiranës monitoron cilësinë e ajrit, ulet ndotja me 10% nga java e kaluar

Close