Kryeministri i Kanadasë takon foshnjën sirian që mban emrin e tij
16/07/2017 - 21:03

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka takuar sëfundi foshnjën e dy prindërve sirianë të cilët në shenjë respekti dhe mirënjohjen e shefit të ekzekutivit kanadez e quajtën të sapolindurin e tyre Justin Trudeau.

Ngjarja është pritur me komente pozitive ndërsa ka bërë xhiro në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës me prindërit mësohet se Trudeau ishte shprehur i emocionuar për takimin dhe për faktin që foshnja siriane mban emrin e tij.

Ai tha gjithashtu se Kanadaja do të mbetet e hapur për personat që i largohen luftrave, persekutimit apo konflikteve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close