Dështon Koreja e Veriut - Raketa blastike shpërthen në sekondat e nisjes
16/04/2017 - 9:22

Koreja e Veriut ka dështuar të nisë një raketë nga bregu lindor i vendit, kanë konfirmuar zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut dhe ata amerikanë , një ditë pasi Pheniani paralajmëroi SHBA-në.

BBC shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se një raketë balistike shpërtheu  në sekondat e nishes.

Disa orë më parë, Koreja e Veriut organizoi një parakalim masiv të raketave me rreze të gjatë balistike në një paradë të madhe ushtarake në Phenian.

Koreja e Veriut ka kryer tashmë pesë teste bërthamore dhe një sere nisjesh raketash, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Zhvillimi i fundit vjen ndërkohë që Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence niset drejt  kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seulit, ku pritet të diskutojë mënyrën më të mirë për t’u marrë me raketat e Koresë së Veriut dhe programet e saj bërthamore.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close