Këshilltari i ri i sigurisë, Robert Harward refuzon ofertën e Trump
17/02/2017 - 11:47 Nga: Anjola Hamzaj

I zgjedhuri i presidentit Donald Trump si këshilltar i sigurisë kombëtare Robert Harward ka hedhur poshtë ofertën për të zëvendësuar Majkëll Flyn, i shkarkuar pas polemikave dhe akuzave se ai ka pasur marrëdhënie me rusët që nga koha e fushatës elektorale.

Sipas të dhënave, Flynn kishte mashtruar zëvendëspresidentin Mike Pence për bisedat e tij me ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për mediat tha se refuzimi i Harward ka motivacion familjen dhe karrierën financiare në një sektor privat. Por dy burime kanë konfirmuar se arsyeja e vërtetë e refuzimit ka qenë fakti se nën admirali në pension ka dashur të sjellë vetë ekipin me të cilin do të punonte.

I pyetur në lidhje më këtë çështje nga Asosiated Press, 60 vjeçari tha se për këtë duhet të flasë presidenti dhe jo unë.

Dy pretendentët e tjerë ndërkohë për këtë post janë gjenerali në pension David Petraeus dhe këshilltari në detyrë për sigurinë kombëtare Keith Kellogg. Kellogg u emërua si  këshilltar i sigurisë kombëtare, pas tërheqjes së Flynn. 72-vjeçari ka pasur një karrierë të gjatë në ushtrinë amerikane, duke shërbyer në Vietnam dhe Irak, para se të dalë në pension në vitin 2003. 

Kurse  Petraeus, ish-gjeneral i njohur me katër yje, u pushua si drejtor i CIA-s në vitin 2012, pasi u zbulua se i kishte dhënë materiale top-sekret biografes së tij më të cilën kishte edhe një marrëdhenie jashtë martesore.

Një ditë më parë Andrew Puzder nuk denjoi as të paraqitet në votimin e Senatit ku pritej të zyrtarizohej si sekretar i punës, pasi ishte i bindur që nuk do të merrte shumicën e nevojshme të votave.

Këto tërheqje dhe refuzime tregojnë as më shumë e as më pak se brishtësinë e administratës së re amerikane, ku Trump duket se nuk po krijon qëndrueshmëri. 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close