Izraeli kërcënon Sirinë me shkatërrimin e mbrojtjes ajrore
19/03/2017 - 22:19

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman ka kërcënuar se do të shkatërrojë sistemin ajror të mbrojtjes të Sirisë, në qoftë se ata sulmojnë avionët izraelitë.

“Herën tjetër, nëse sirianët përdorin sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kundër avionëve tanë, ne do t’i shkatërrojmë pas hezitimin më të vogël. Siguria e Izraelit është mbi çdo gjë tjetër. Nuk do të ketë kompromis”, tha ai për radion publike izraelite të dielën.

Komentet e tij vijnë pas avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar disa objektiva në Siri gjatë natës midis të enjtes dhe të premtes, ndërsa mbrojtja ajrore siriane u kundërpërgjigj duke shkatërruar një avion izraelit dhe duke dëmtuar një tjetër.

Izraeli pretendon se kishte sulmuar disa ngarkesa me armë të destinuara për lëvizjen shiite Hezbollah.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close